“Kemi respekt për ta”, Pochettino qetëson polemikat për Messin

schedule09:59 - 7 Shkurt, 2021

schedule 09:59 - 7 Shkurt, 2021

Në ditët e fundit janë shtuar zërat se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, do të transferohet në merkaton e verës te PSG-ja. Lajmi vjen pikërisht vetëm disa ditë përpara duelit mes klubeve në Champions League dhe në kampin katalanas nuk i kanë pritur mirë këto thashetheme.

Ndërkohë, ka qenë Leonardo dhe Angel Di Maria që nuk i kanë mohuar zërat nga ana tjetër, duke i hedhur benzinë zjarrit. Por, ka qenë trajneri i francezëve, Mauricio Pochettino, ai që ka qetësuar ujërat gjatë konferencës para duelit me Marseillen në kampionat.

 

“Messi? Ne i respektojmë rivalët tanë dhe klubet e tjera. Kemi respekt për Barcelonën. Për momentin jemi të përqëndruar në Ligue 1. Ndeshja kundër katalanasve është për më pak se 10 ditë, por para saj kemi derbin me Marseille dhe më pas luajmë në Kupën e Francës”, deklaron argjentinasi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!