“Kemi radhën ta shkruajmë emrin e Kosovës në ‘Oscars’”, Adriana Matoshi flet për filmin “Zgjoi”

schedule15:56 - 1 Shkurt, 2022

schedule 15:56 - 1 Shkurt, 2022

Sot ka përfunduar procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”. Ndërkohë, lista e plotë e nominimeve të “Oscars 2022” do të njoftohet më datën 8 shkurt.

Gjatë kësaj kohe, promovimet dhe përkrahjet për filmin në rrjet nuk kanë munguar as nga emra të njohur dhe as nga qytetarë të thjeshtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HIVE (@hive.film)

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktorja e famshme, Adriana Matoshi, e cila është pjesë e këtij filmi.

Postimi i plotë i Matoshit:

“ZGJOI osht shembulli ma i mirë i suksesit, çmimeve, vlerave dhe ma e rëndësishmja, pasqyrimi ma i drejtë i realitetit tonë.

Nuk e di pse disa njerëz ngurrojnë e nuk e përkrahin artin para se me arritë suksese të mëdha, po në fund krejt kanë qef me u identifiku edhe me u krenu me ato suksese.

Hajde bashkë t’a shkrujmë historinë, tu e shpërnda e tu e bo ZGJOIN me qarkullu në krejt platformat sociale e mediale.

Suksesi nisi në #Sundance, vazhdoi në shumë e shumë festivale prestigjioze, tash e kemi radhën me e shkrujt emrin e Kosovës edhe në #Oscars.

Kosova meriton t’a ketë vulën e saj në kinematografinë BOTËRORE. Historia e zonjës Fahrie dhe grave të Krushës e meriton këtë sukses”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!