Kryeministri Edi Rama thotë se ka një plan të dakordësuar me BE për integrimin.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e diplomacisë evropiane, Rama deklaroi se ambicia, është hapja e të të gjithë grup kapitujve këtë vit.
“Ne kemi, një plan të dakordësuar me BE, për të mbyllur negocitatat në 2027. Nga momenti që mbyllen negociatat, komisioni i rekomandon vendeve anëtare,a nëtarësimin. Çdo vend anëtar merr rekomandimin. Ajo që ne parashohim,, është një periudhë dy vjeçare ratifikimesh, që konkludon në 20230, me BE. Plani është krejtësisht i qartë. Pjesa jonë është që të mbyllim negociatat me sukses në 2027. Po punojmë çdo ditë e këtë. Ambicia është që të hapim të gjithë grup kapitujt brenda vitit. Kjo lidhet edhe me punën tonë, puna jonë nuk duhet të ndërpritet asnjë moment, kjo është logjika. Në momentin që anëtarësohemi në BE, marrim edhe pasaportën evropiane. Në këtë pikë, unë mendoj se nuk na ndal askush, dhe nuk do na ndalë askush. Në 11 maj do marrim rezultatin e nevojshëm për ta çuar përpara këtë proces”, theksoi ai./abcnews.al