Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për programin e tij duke shpjeguar edhe qasjen e “Lëvizjes Bashkë”.
Ai tha se përparësia për ta qëndron tek politikat socio-ekonomike.
“Nëse “Lëvizja Bashkë” do fitojë një deputet ai do quhet Redi Muçi, unë do të jem i dytë në Listën e Tiranës. Pas dy orësh prezantim të programit të Lëvizjes Bashkë, janë kandidatë për deputetë të Lëvizjes Bashkë dhe persona që kanë punuar. Unë e kam marrë fjalën vetëm në fund. Kjo është qasja jonë. Lëvizja bashkë ka sot figura me potencial shumë të madh që po gjejnë vend edhe në vend. Ndodh shpesh që kur ftohen ua thonë që nuk e dinim që jeni kaq të përgatitur, por kjo ka ndodhur sepse nuk ua kanë dhënë mundësinë. Për LVV në Kosovë kam respekt, i njoh shumë herët, dikur kemi shkuar edhe në protestat që bëheshin në Prishtinë sepse besonim në ato kauza. Por ne nuk është se ne kopjojmë dikë. Mënyra se si bëjmë politikë është autentike, por do kesh një model…Për të thënë të vërtetën Lëvizja Bashkë ka një përparësi politika socio-ekonomike, dhe lufta jonë ndaj oligarkisë ka qenë më fort e artikuluar edhe për shkak të kontekstit të ndryshëm”, tha ai.
/abcnews.al/

