“Kemi pasur mbi kurriz paragjykime”, Rama: Këtë vit arrijmë 9 milionë turistë, krijuam nivelin më të lartë të sigurisë

schedule18:17 - 3 Tetor, 2023

schedule 18:17 - 3 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën për bilancin e sezonit turistik, theksoi se këtë vit mund të arrijmë shifrën e 9 milionë turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërisë. Ai thotë se është dashur shumë punë për të larguar perceptimin e keq që ishte krijuar për vendin.

Kreu i qeverisë thekson se ka takuar shumë turistë të cilët shprehen të habitur për sigurinë që kanë gjetur në vend, shumë ndryshe nga çfarë është interpretuar jashtë.

Ne mund të arrijmë edhe 10 milionë turistë këtë vit por me siguri, ne këtë vit, do ta prekim tavanin e 9 milionëve që është një gjë që do të duhej një kurajo shumë e madhe për ta thënë jo shumë vite më parë, ashtu sikundër nuk besoj se kanë qenë shumë ata që e kanë imagjinuar që mund të ndodhte në ëtë kohë të shkurtër. Por të kemi parasysh se çfarë trashëgimie të tmerrshme kemi pasur mbi kurriz dhe se çfarë imazhi pavarësisht se, një pjesë të konsiderueshme të krijuar nga paragjykime të kthyera në perceptim, kemi pasur përballë si një pengesë për t’u kapërcyer.

Po t’i marrim një nga një elementet shohim se suksesi në turizëm është i lidhur me disa faktorë të thjeshtë që lidhen me shumë ndërveprime dhe institucione se bukuria e Shqipërisë dhe larmia e bukurisë së vendit tonë, që në një territor të vogël, ofron një shumëllojshmëri të natyrës, nuk është se u krijua nga ne. Ishte aty. Madje më parë ka qenë edhe më e virgjër sesa sot për shkak të zhvillimit por që bukuria të vihet në dispozicion të vizionit të krijimit të një industrie turistike duhen garantuar disa gjëra të tjera.

Sepse që njerëzit të vijnë për të kaluar pushimet nuk mjafton t’i tërheqë bukuria që iu shfaqen nëpër ekrane dhe revista.  Në radhë të parë iu duhet garancia e sigurisë. Këtë vit ne kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vitet e fundit, minus 40 për qind vrasje krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vit Shqipëria ka befasuar shumë njerëz sepse jo ne por barometri evropian e nxori vendin e fundit në kontinent evropian për vjedhje. I pari kampion Anglia. Dhe do ta përsëris për ata që s’e kanë dëgjuar, disa miq që erdhën, e kishin parë këtë gjë dhe ishin habitur.

Ishin gazetarë, kishin pyetur këtu po kini parasysh se kush ka ngelur të shajë anglisht edhe në gusht këtu. Ça do të vjedhin këtu sepse njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë. Kishin pyetur edhe në Angli dhe përgjigja ishte edhe më e jashtëzakonshme: sepse kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj jemi dalë në vend të parë për vjedhje shtëpish. Siguria nuk është më çështje shifrash por ndjesie dhe të gjithë ata që keni hasur, të huajt që kanë ardhur për herë të parë, e shprehnin si diçka që ishte mbresëlënëse.

Mua sa më kanë thënë që kam ecur pas mesnate në Tiranë me gruan dhe nuk ndjeja asnjë rrezik. Ky person që ma thoshte vinte nga Parisi. Një tjetër që thoshte diçka të ngjashme vinte nga një eksperiencë e vjedhjes së orës nga dora në një tjetër qytet evropian. E dyta, është pastërtia. Ka qenë gjithmonë po kaq e bukur sepse nuk ka pasur kaq shumë zhvillim por ka qenë një vend ku artikujt e pakët që prodhoheshin nga sezoni ishin për papastërtinë dhe publikimet ishin publikime zhgënjimi. Dhe sot është më e pastër. Tjetra është aksesi në infrastrukturë, që është sot më i mirë se asnjëherë më parë.“, theksoi kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!