“Kemi nevojë për këshillim”, Gjokutaj debat me Xhafajn: Jeni bërë si Enver Hoxha me popullin

schedule21:28 - 26 Janar, 2022

schedule 21:28 - 26 Janar, 2022

“Gjyq pyetësorit”. Mbrëmjen e sotme emisioni “Bardh a Zi” në “ABC” kishte në fokus çështjen e Këshillimit Kombëtar që ka nisur qeveria duke pyetur popullin për disa cështje me rëndësi nga “Open Ballkan”, te legalizimi i kanabisit.

Deputeti socialist Etjen Xhafaj e mbrojti nismën duke dhënë edhe argumentet. “PS ka interes për t’u këshilluar. Në 8 vite janë ndjekur shumë mënyrë, kjo me zarf dhe poshtë janë bërë për të përfshirë edhe të tjerë. Konsultimet publike, bashkëqeverisja dhe të tjera që janë në funksion të bashkëbisedimit” tha ai.

Avokati Genc Gjokutaj e kundërshtoi. “Populli nuk këshillon, por të voton, prandaj referendumi është demokraci e drejtpërdrejtë, pasi pushteti në 30 vite bën lojëra që të duket më i ri. Kryeministri thotë do ta zgjedhim ne me popullin presidentin, ky nuk njeh opozitën. Enver Hoxha me popullin. Jeni në vete more? Kjo arrogancë ka të bëjë me orientim kombëtar dhe jo me këshillim kombëtar” tha a.

Analisti Ergys Mërtiri nuk e beson këtë lëvizje duke e cilësuar arrogancë. “Rama nuk dëgjon, pavarësisht se cfarë thotë. Njerëzit janë ngritur për të mbrojtur teatrin dhe Rama nuk e dëgjoi. Njerëzit te Unaza nuk i dëgjoi. Nuk dëgjoi edhe njerëzit që të mos vendosej taksë në rrugën e Kombit” tha ai.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!