“Kemi dy dit që nuk e njohim ushqimin”, emigranti: Përplasje të fortë me policinë, na kanë shtyrë deri në kufirin grek

schedule13:22 - 6 Prill, 2020

schedule 13:22 - 6 Prill, 2020

Në pikën kufitare në Kapshticë vazhdon prej ditësh bllokimi i emigrantëve që duan të rikthehen në Shqipëri.

Një nga emigrantët , Mehill Steaj i cili ka mbetur i bllokuar në Kapshticë ka folur për “ABC News”, ndërsa theksoi se deri tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e situatës.

“Jam i bllokuar që prej ditës së premte. Dje na morën disa emra dhe presim përgjigje. Tani jemi afërsisht 25-30 veta. Nuk ka fëmijë, por mes nesh ndodhet një grua  moshuar”, tregon ai.

Ai u shpreh se arsyeja që kërkon të kthehet në Shqipëri është qëndrojnë pranë familjes në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19.

“Kemi ushqime që kemi marrë për 10 orë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme.

Në territorin shqiptar gjatë orës 10:00 ditën e diele na morën emrat, ndërsa gjatë natës kanë bllokuar rrugën. Personat që ishin me viza tre mujore i kanë kaluar gjatë natës nga ora 12:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ndërkohë ne që jemi refugjat me letra greke nuk kanë marrë asnjë masë”, u shpreh ai.

Më tej theksoi se nuk e shohin si mundësi të kthehen në Greqi pasi kërkojnë që ti gjenden familjarëve pranë.

Ai gjithashtu tha se personat që u mësua se u transportuan në Spitalin e Bilishtit i janë marrë thjesht e dokumentet.

Si ju kanë trajtuar policët?

Qytetari: Çfarë pret më shumë, nuk pa lenë të futemi në territori shqiptar. Asnjë një lloj ndihme, asnjë sqarim nuk kemi marrë. Ka shumë këmbësorë, të gjithë janë familjarë dhe kanë bërë shumë shpenzime për të ardhur në kufirin shqiptar.

Ne që kemi mbetur këtu  jemi me letra greke dhe të gjithë kemi familje në Shqipëri.

Keni pasur përplasje me policinë, çfarë ndodhi?

Qytetari: Kemi pasur përplasje të fortë, na kanë shtyrë deri në kufirin grek.

Keni pasur ndonjë komunikim tjetër?

Qytetari: Deri tani asnjë komunikim. Sot pala greke na dha një sqarim të vogël. Na thanë se personat që kanë makina me targa greke kanë mundësi të kthehen në Greqi, ndërsa këmbësorët jo. Kjo është diçka  e palogjikshme.

Si qëndroni gjatë natës?

Qytetari: Me dru dhe pak zjarr mund të kalojmë natën, edhe koha është e keqe. Fati ynë që sot nuk ka reshje. Ushqime nuk ka fare, kemi dy dit që nuk e njohim ushqimin.

Nuk kemi asnjë ndihmë as nga pala greke dhe as nga pala shqiptare.

Personat që kanë mundësi të qëndrojnë në makina e shumta dy veta sepse nuk lejohet, por kanë qëndruar edhe katër persona.

Kur ishte komunikimi më i fundit me oficerët shqiptarë dhe çfarë ju sugjeruan?

Qytetari: Para 1 orë e 30 minuta  ishte komunikimi me oficerët shqiptarë. Vetëm morën listët përsëri dhe asgjë tjetër. Na kanë shkruar emër, mbiemër dhe ditët që kemi qëndruar këtu.

Më tej ai tha se personat e bllokuar janë të bllokuar janë familjarë dhe shumë prej tyre kanë lënë punën dhe se ardhja deri në Kapshticë i ka kushtuar rreth 1500 euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!