“Kemi dalë nga zona e kuqe”, Manastirliu: Objektiv, vaksinimi i popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm

schedule10:26 - 7 Maj, 2021

schedule 10:26 - 7 Maj, 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend u shpreh situata epidemiologjike në vend është përmirësuar dhe se Shqipëria tashmë ka dalë nga zona e kuqe.

Gjithashtu Manastirliu tha se objektiv mbetet vaksinimi i të gjithë popullatës brenda pranverës së  vitit të ardhshëm.

Më tej theksoi se brenda muajit maj do të mbyllen vaksinimet e stafeve për një sezon turistik jo si ai i vitit të kaluar.

“Kemi vaksinuar me dozën e parë mbi 400 mijë të moshuar dhe vijojmë me vaksinimin e dozave të dyta. Shqipëria sot radhite ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi me të njëjtën ritëm si mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, pra nga zona e rriskut krahasuar me vendet e tjera.

Pra jemi në nivelet e 26,6 raste për 100 mijë banorë, ndërsa incidenca dyjavore vijon të mbetet e ulët. Numri i pacientëve në spitale po ashtu është ulu dhe dje kemi shënuar një ritëm akoma më të ulët e javët e mëparshme dhe kjo situatë është falë masave që kanë dhënë impaktin e tyre në ecurinë e epidemisë.

Tashmë mund të shohim dhe efektet e vaksinimit që po japin rezultat, por të mos harrojmë që ky moment na thërret për më shumë përgjegjësi. Po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion. Çdo javë pritet lëvrimi i kontratave të tjera për vaksinat. 

25 mijë nga 50 mijë vaksina të Sputnik kanë mbërritur pjesë e kontratës direkte e qeverisë shqiptare, ndërkohë ka përfunduar lëvrimi prej 500 mijë vaksinash të kontratës me distriubutorin e Sinovac”, tha Manastirliu.

/abcnews.al/