Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet, duke prezantuar edhe projektet e Partisë Socialistë.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se investimet më parë nuk kishin logjikë, duke theksuar se sot investimet janë të rëndësishme për të nesërmen.
“Është e vërtetë që ne kemi fokus vijë bregdetare dhe po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi dhe për këtë ka një arsye.
Sepse nëse një sërë investimesh janë bërë në zonë e bregdetin jon është sepse ka qenë në prapambetje dhe së dyti kemi një mundësi të rëndësishme për rritjen ekonomike në atë zonë.
Elementi kyç shtë aksi Ballren-Milot-Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Pjesë është edhe aksi Milot-Muriqan.
Është një investim kolosal që nuk e kemi finalizuar akoma me një kontratë të fillimit të punimeve sepse gara e hapur u përfol si garë e paracaktuar nuk nxori fitues.
Por gara do të rihapet shumë shpejt. Si asnjëherë më parë ne kemi investuar në Tropojë, Malësinë e Madhe, Pukë, Dibër, duke bërë realitet rrugën e Arbrit që ishte një ëndërr që sot po realizohet. Kemi investuar jo pak në të gjithë zonë e Lezhës”, tha Rama.
/abcnews.al/