Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në ABC News komentoi konkurrencën me kundërshtarët politikë për zgjedhjet e 11 majit.
Marrë shkas nga “sherri madhështor” në Elbasan mes simpatizantëve demokratë. Kryeministri Rama dhe se kemi një konkurrencë të shëndetshme, e cila maksimizon mbështetjen, por nuk duhet të kalojë në konflikte dhe gushte, rasti konkret.
“Konkurrenca është shumë shëndetshme, sepse falë konkurrencës maksimizohet mbështetësja për partine. Por, nuk duhet të degradojë në sherre dhe të mos dalë në grushta, siç ju e treguat”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek listat e PS, ku shtoi se ka pasur harmonizmim mes kandidatëve dhe nuk ka pasur rezistencë. Megjithatë Rama tha se nuk bënte sens që politikanët e njohur dhe të mbëshetur nga populli të qëndronin në listë të sigurt, kurse të rinjtë në sheshin e betejës”.
“Ata që kanë marrë mandate nga PS në të shkuarën, qoftë edhe një mandat në të shkuarën, janë ata të cilët duhet ta konfirmojnë mandatin e tyre në fushën e betejës. Të gjithë e kanë mirëkuptuar këtë gjë, sepse nuk kemi hasur as një lloj rezistence në çdo aspekt. Në sensin cila është më e mira, kemi pasur diskutime, kemi vënë dhe opsionet në tavolinë dhe nuk bënte sens që ata që janë më të njohur të qëndronin në listën e mbyllur dhe ata që janë të rinjtë të shkonin në fushën e betejës, me pak fjalë u bë një lloj harmonizim”, përfundoi Rama./abcnews.al