Gjatë merkatos së verës priten disa ndryshime në repartin e sulmit tek Chelsea. Klubi londinez nuk është aspak i kënaqur me Timo Ëerner, nga i cili pritej më shumë si dhe Oliver Giroud pritet të largohet. Siç dihet tashmë dëshira e madhe është transferimi i Erling Braut Haaland, por mesa duket Chelsea po përgatit dhe një plan nëse dështon blerja e norvegjezit.
Sipas raportimit të “The Telegraph”, blutë e Londrës do të hidhen në sulm për Romelu Lukakun nëse nuk arrijnë dot tek sulmuesi i Dortmund. Kujtojmë që ylli i Interit ka qenë pjesë e Chelseas nga vitet 2011 deri në 2014, por u largua në huazim nga Mourinho për të fituar më shumë ekperiencë.
Gjithsesi, Chelsea nuk është vetëm në garë për Lukakun, pasi edhe Manchester City ka të njëjtin plan si ata. “Qytetarët” nëse nuk do të arrijnë dot te Haaland, do të vihen pas belgut, i cili po shkëlqen në Serie A. /abcnews.al