“Këmbë mbi këmbë” në zyrën e Pelosi-t, arrestohet mbështetësi i Trump

schedule22:54 - 8 Janar, 2021

schedule 22:54 - 8 Janar, 2021

Një burrë që u fotografua duke ndenjur “këmba mbi këmbë” në tryezën e Nancy Pelosi-t të mërkurën është arrestuar. Mediat amerikane, duke cituar zyrtarët federalë, bëjnë të ditur se ai është mes të arrestuarve që janë nën akuzë për “rrethimin” e Kapitolit në SHBA.

Autoritetet gjetën gjithashtu 11 kokteje molotovi dhe një pushkë gjysmëautomatike në automjetin e një 70-vjeçari nga Alabama i cili gjithashtu u arrestua, sipas prokurorëve. I moshuari kishte po ashtu edhe dy pistoleta.

Një numër i madh prokurorësh dhe agjentësh të FBI janë caktuar të punojnë në hetim dhe po ndiqnin dhjetëra çështje, tha Ken Kohl, prokuror në zyrën e avokatit amerikan në Uashington, në një konferencë me gazetarët.

“Kemi ende shumë punë për të bërë,”shtoi Steven M. D’Antuono, i cili drejton zyrën në terren të FBI në Uashington.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit kanë akuzuar të paktën 13 persona, tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp të premten më vonë, disa me akuzat e hyrjes së paligjshme.

Policia e Uashingtonit ka arrestuar gjithashtu dhjetëra qytetarë, kryesisht me akuza të hyrjes së paligjshme dhe shkelje të orës policore. Policia e Kapitolit e Shteteve të Bashkuara njoftoi arrestimet e 14 personave të tjerë të enjten.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!