Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, mund të largohet nga londinezët në këtë merkato. Edhe pse kohë më parë atë e kërkonin ekipe si Barcelona apo Manchester City, spanjolli i refuzoi ofertat për shkak të dashurisë së tij për Arsenalin.
Më pas disa dëmtime radhazi e lanë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë, por tashmë 25-vjeçari është rikthyer sërish në qëndër të merkatos. Zëvendës kapiteni i “Topçinjve” të Londrës kërkohet nga Juventus dhe PSG-ja, të cilat po monitorojnë me kujdes situatën e tij.
Aktualisht Bellerin ka dhe tre vite kontratë me Arsenalin, që kur firmosi me ta në vitin 2016. Mbrojtësi i krahut të djathtë është një nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe një nga të preferuarit e trajnerit Arteta. Deri më tani ai numëron 158 ndeshje me londinezët në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe shtatë gola. /abcnews.al