Këlliçi, trasporti pa lekë në fshat: Kundërshtarët janë çmendur për premtimin tim

schedule15:19 - 1 Maj, 2023

schedule 15:19 - 1 Maj, 2023

Nuk do të ketë urban që qarkullon në Tiranë, që nuk do të jetë falas. Belind Këllici ishte në disa fshatra, pjesë e bashkisë së madhe të Tiranës, ku u tha banorëve se urbanin do e kenë falas, nëse ai fiton.

“E ka çmendur premtimi që unë kam dhënë për autobusin falas. Dhe po, nga këtu po e them sërisht, autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Janë 200 mijë qytetarë në ditë që kanë nevojë për ta marrë autobusin. Diku paguajnë 400 lekë, diku paguajnë 800 lekë, diku paguajnë 1500 lekë por ka dhe nga ata që e kanë 2000 lekë rrugën si banorët e Shëngjergjit”

Premtimet e tij prekën dhe fermerët. Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha se do të ketë 7 milionë euro në vit subvencione për fermerët, duke theksuar gjithashtu edhe ngritjen e 15 tregjeve agro ushqimor, për të lehtësuar tregtinë.

 “Ky program që unë kam, për fshatin në mënyrë të veçantë, për subvencionet, 7 milionë euro në vit, për fermerët për bujqësinë, padiskutim është një masë e nevojshme për t`i dhënë oksigjen, për t`i ndihmuar të gjithë fermerët e Tiranës. 3 milionë euro do të mbështesim skemën për huamarrjen, për fermerët që kanë nevojë. Do të ngrejmë 15 tregje të gjelbërta në Tiranë, për të gjitha njësitë, në mënyrë që ato fermerë që duan të vijnë të shesin produkte “Made in Tirana”, do të kenë zero taksë bashkiake nga bashkia e Tiranës, me të vetmin kusht që të jenë organikisht të çertifikuara, dhe të jenë produkte të bëra në fshatin e Tiranës”

Paketa për uljen e taksave dhe tarifave, ishte një tjetër angazhim që Këlliçi u shpreh se do të prekë edhe biznesin në zonat rurale të kryeqytetit.

“Për zerimin e taksës për tokën bujqësore, për pjesën që i takon bashkisë, që është ndihmë edhe ajo dhe për reduktimin në masën 50% të dy tarifave të pastrim gjelbërimit dhe të tarifës për hapësirën publike, un do t`ju lehtësoj jetën ju si biznes i vogël dhe biznes i mesëm”

U premtoi gjithashtu se do t’ua lëhtesojë procedurat aktuale për riparime të shtëpive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!