Basti i Doktorit me “7 Korrikun” ishte tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo të hënën në mbrëmje.
I ftuar në studio deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se protesta e 7 korrikut nuk bëhet për Partinë Demokratike por për qytetarët.
I pyetur nga moderatori Xhafo, se a duhet të marrë pjesë ish-kreu i PD Lulzim Basha, Këlliçi tha se duhet të marrë pjesë në rast se e konsideron veten përballë Ramës.
Pjesë nga biseda:
Këlliçi: Është detyra e çdo deputeti opozitar që të jetë kundër Ramës dhe afër qytetarëve. Më vjen shumë mirë që ju cekët pak vendimin e Gjykatës që i ka dhënë të drejtë PD-së dhe Rithemelimit. Deri në një vendim të dytë PD drejtohet nga kryetari Sali Berisha. Ata që gjejnë si justifikim protestën e thirrur nga PD dhe Sali Berisha, për mua gjejnë një justifikim për të qenë larg qytetarëve. Ky është një lajm i mirë që gjithë deputetët do duhet të jetë në protestë. Është një protestë që nuk bëhet për PD por për qytetarët.
Xhafo: A prisni të jetë zoti Basha?
Këlliçi: Zoti Basha është votëbesuar deputet nga PD për të qenë përballë Edi Ramës, nëse është vërtetë përballë Ramës të dalë në protestë në datë 7 korrik. Nuk ka rëndësi kush e thërret protestën është detyrë qytetarë të protestosh.
/Abcnews.al/