Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kel Demi ironizon Ramën: Matematika e Liceut s’është e njëjtë, nga shkencat ekzakte s’ja ka idenë

schedule08:52 - 12 Tetor, 2020

schedule 08:52 - 12 Tetor, 2020

Pak ditë më parë, mjeku dhe drejtori i zhvillimit të vaksinave “Geovax”, në SHBA Arban Domi shpjegoi për Abc News se përdorimi i maskave në ambiente të jashtme nuk është i domosdoshëm. Duke komentuar deklaratën e tij, moderatori Enkel Demi ironizoi sërish kreun e qeverisë me vendimin për të bërë me detyrim përdorimin e maskave në ambiente publike.

Ai tha se “Edi Rama është piktor dhe ka bërë Leciun që do të thotë matematika e Liceut nuk ka qenë ajo që bënim ne në gjimnaz dhe nga shkencat ekzakte duket tre orë larg që se ka idenë.”

“Drejtori i vaksinave në Geovax, Arban Domi thotë se vendosja e maskave në rrugë nuk ka asnjë lloj kuptimi. Ajo që të shqetëson është kokëfortësia ku qeveria merr një vendim pa pyetur më përpara specialistët. Arban Domi është ai që është.

Edi Rama është piktor dhe ka bërë Leciun që do të thotë matematika e Liceut nuk ka qenë ajo që bënim ne në gjimnaz dhe nga shkencat ekzakte duket tre orë larg që se ka idenë. Ky ngulmon dhe thotë që maskat do t’i vendosni.“, tha gazetari. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!