KED rihap garën për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese

schedule18:00 - 9 Gusht, 2019

schedule 18:00 - 9 Gusht, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkoi sot Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti të Republikës, të shpallin sërish thirrje për 2 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese pasi për listën e Kuvendit, KED skualifikoi të gjithë aplikantët, ndërsa për atë të Presidentit, në garë kanë ngelur vetëm 2 emra, kur ligji kërkon minimalisht tre.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi intervistat, me 6 kandidatët e kualifikuar. 4 gjyqtarët e rinj do të jenë mes  Arta Vorpsit, Elsa Toskës, Fiona Papajorgjit,  Regleta Panajotit dhe Marsida Xhaferllarit.

Këshilli i Emërimeve po merr kohë për të bërë renditjen e tyre, dhe më pas dy emra do t’i caktojë Presidenti e dy Kuvendi.

KED nuk ka vendosur nëse do ta rihapë garën edhe për një nga postet më të rëndësishme të drejtësisë së re, atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kur në garë janë vetëm 5 emra, dhe ligji kërkon minimalisht 6./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!