Komisioni Evropian këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si arritje të madhe.
Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, për AIM-n tha se Komisioni e mirëpret regjistrimin e popullsisë, i cili është bërë për herë të parë që nga viti 2002.
“Kjo është një arritje e madhe: të dhënat e përditësuara të popullsisë janë thelbësore për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përshtatshme sociale, demografike dhe ekonomike për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Pisonero.
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare./abcnews.al