“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

schedule15:24 - 19 Maj, 2025

schedule 15:24 - 19 Maj, 2025

Turizmi do të vijoj që të jetë një ndër mbështetësit kryesor të ekonomisë shqiptare edhe në vitet në vijim. Vlerësimi vjen nga Komisioni Europian  i cili  në raportin e fundit thekson se ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026, mbështetur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe  eksportet e shërbimeve pritet të vijojnë zgjerimin, ndërkohë që eksportet e mallrave pritet të rimëkëmben disi pas dy viteve tkurrje të konsiderueshme.

Inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% vitin e ardhshëm.

Komisioni Europian vlerëson se si një ekonomi e vogël e hapur, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme që lidhen me ndikimin ekonomik të tarifave në pjesën kryesore të saj te partnerët tregtarë në BE,  kryesisht Italia me të cilën vendi ynë ka nivelin më ët lartë të shkëmbimeve tregtare.Punësimi u rrit në vitin 2024 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2025-2026, megjithëse me një ritëm i moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të mbetet e qëndrueshme, ndërkohë që pagat vijojnë të rriten.

Ky vlerëasim për ecurinë e ekonomisë shqiptare vlej pas raportit të Fonfit monetary ndërkombëtar që kishte një vlerësim më të lartë  për një rritje të ekonomisë me 3.8% dhe Bankës Botërore e cila  ka një projeksion pak më të ulët duke parashikuar një rritje ekonomike me 3.2%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!