KE ndan 6.3 miliardë euro për rimëkëmbjen e Kroacisë

schedule15:04 - 8 Korrik, 2021

schedule 15:04 - 8 Korrik, 2021

Komisioni Evropian ka miratuar fondin prej 6.3 miliardë eurosh për Kroacinë në mënyrë që ky vend të ringjallë rritjen ekonomike të dëmtuar nga pandemia e koronavirusit.

Mjetet financiare janë pjesë e një pakoje financiare në vlerë 800 miliardë euro, të cilën BE-ja e ka miratuar për rimëkëmbjen ekonomike të 27 vendeve anëtare.

Komisioni Evropian tha se Kroacia ka në plan që këto fonde t’i përdorë për çështje të problemeve që ndërlidhen me ndryshimet klimatike pastaj restaurimin e lumenjve dhe liqeneve dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Një pjesë e fondit do të shpenzohet për rindërtimin e ndërtesave private dhe publike të dëmtuara nga tërmeti që goditi këtë vend në fund të vitit të kaluar.

Që nga viti 2013, Kroacia është shteti më i ri anëtar i BE-së./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!