Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit” ka dhënë detaje rreth Konferencës së Donatorëve që do të mbahet sot.
Fillimisht gazetarja u ndal tek samiti joformal i liderve të Ballkanit me Presidentin e Këshillit Europian, që mbajt dje në Bruksel. Siç tha Zykaj, dje ndodhi një situatë paradoksale për të cilën gazetarja pyeti edhe kryeministrin Rama pas përfundimit të samitit. Maqedonia e Veriut, vendi për të cilin nuk ka asnjë lloj dyshimi për përmbushjen e kritereve të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE u prezantua në Bruksel me lajme të mira, por kjo nuk ndodhi me Shqipërinë.
“Dje jemi ndodhur në një situatë pothuajse paradoksale. Imagjinoni një vend si Maqedonia e Veriut, për të cilin nuk kas asnjë lloj dyshimi dhe i ka përmbushur të gjithë kriteret për hapjen e negociatave vjen dhe thotë se është një ditë të madhe për vendin, se kemi aprovuar pjeën e fundit të legjislacionit që na kërkohej lidhur me prokurorinë e përgjithshme. Dhe Shqipëria, vendi për të cilin shumica e vendeve anëtare kanë dyshime nëse i ka plotësuar kriteret apo jo, nuk prezanton asnjë lloj lajmi lidhur me reformat në vend. Pra, Maqedonia e Veriut ishte në pozicionin e ofrimit të rezultateve në reforma, ndërsa kryeministri i Shqipërisë në pozicionin e atij që pret ndihmë financiare nga Bashkimi Europian dhe organizata të tjera dhe dhe jo në pozicionin e dhënies së rezultateve. Kjo është paradoksalja”, tha ajo.
Më tej Zykaj u ndal tek çështja e fondeve për pasojat e tërmetit, ku thekson se ka një lloj dyshimi nga KE për mënyrën e menaxhimit nga qeveria shqiptare. Gazetarja theksoi se nuk do të ketë një çek të bardhë, pra para e drejtpërdrejtë ne duart e qeverisë shqiptare.
“KE ende nuk anonçuar ende një shumë të rëndësishme. Ne kemi 15 milion eruo dhe jam e habitur që KE nuk ka dhenë më shumë. Ndoshta sot do ketë ndonjë ndryshim. Këtu të krijohet përshtypja se ka një dyshim për menaxhimin e fondeve nga qeveria shqiptare dhe KE kur unë e kam pyetur për dyshimin lidhur me menaxhimin e fondeve, kur dihet që Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë, më kanë thënë se ndihma financiare nuk do jetë një cek i bardhë. Nuk është se ne do na e japim këtë shumë që ta përdorin si të duan. Do ketë një faturë dhe pastaj ajo do të paguhet. Nuk do jenë para që do jepen në mënyrë të drejpërdrejtë në duart e qeverisë”, tha gazetarja.
Lexo edhe: Gazetarja e Abc News vë në siklet Ramën: Maqedonia e Veriut në Bruksel me lajme të mira, po ju?
/abcnews.al