“Ke bashkëshort strategjik, investitor në Jug,” Xhaçka-Berishës: Krenare për burrin, turp për ju që mashtroni

schedule18:04 - 11 Prill, 2022

schedule 18:04 - 11 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasditen e së hënës nga foltorja e Parlamentit ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Berisha, duke iu referuar kohës kur Xhaçka ka qenë ministre e Mbrojtjes, e ka cilësuar atë si “njeri plaçkitës.”

“Nuk ka pasur njeri më plaçkitës sesa parafolësja. Në letërsinë e viteve ‘60, u zhvillua një rrymë që quhej,…Të Keqnisurit. Olta, nuk je larg asaj kategorie, ndaj edhe kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjen e pronave të ushtrisë. Me akrabanë tua e të bashkëshortit tënd.

Informoj qytetarët se për sa i përket cinizmit njerëzor, zonja nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore.

Në klimën e tërmetit deklaronte se kishte dërguar 15 mijë pako, për 2 apo 3 pako. Duke harruar që ata kishin nevojë për pako, s’kishin çfarë të hanin…Këta janë grupi i shushunjave që po u pinë gjakun.”

Në replikën e saj, ministrja i kujtoi Sali Berishës se është shpallur “non grata” nga SHBA ndërsa e paralajmëroi se një ditë do të japë llogari para drejtësisë “për dosjet që janë palë në ministrinë e Mbrojtjes.

“Strategjitë e vjedhjes së pronave të ushtrisë ua kam lënë juve. I dimë të gjithë kush janë.  I njoh shumë mirë dosjet në detaje. Po në mënyrë aq strategjike, partneri me strategjik që kemi u ka shpallur ju dhe familjen tuaj non grata.  Administrata që luftën kundër korrupsionit e ka prioritet strategjik. Dosjet janë palë në ministrinë e Mbrojtjes.” 

Replikat vijuan mes ish-kryeministrit dhe ministres Xhaçka, pasi Berisha i tha kësaj të fundit se ka një super-bashkëshort.

“Të gjitha keni bashkëshort, por vetëm njëra ka super bashkëshort, ajo që ka bashkëshort strategjik quhet Olta Xhaxka. E ka lartësu në nivelin e investitorit strategjik në Dhërmi.”

Ministrja u shpreh më pas se është krenare për bashkëshortin e saj, ndërsa i bëri thirrje Berishës që të mos gënjejë e mashtrojë.

“Unë jam krenare për burrin, tim. Burri im është në tokë të vetë, në pronë të vetë, asnjë cm s’ka përfituar nga shteti shqiptar. Mos gënjeni e mashtroni.. turp i madh për ju.” /abcnews.al/