Kavanozat me kokainë i groposnin, shkatërrohet grupi “Bad Boys” në Itali, 4 shqiptarë në pranga

schedule15:12 - 23 Shtator, 2022

schedule 15:12 - 23 Shtator, 2022

ITALI- Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar në Itali pasi akuzohen për shpërndarje droge. Mësohet se grupi drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë 35 dhe 36-vjeç.

Grupi vepronte mes Asti dhe Santa Vittoria d’Alba, ndërsa policia organizoi një operacion të koduar “Bad Boys” për kapjen e tyre.

Lënda narkotike vendosej brenda disa kavanozëve dhe më pas në nën tokë, për t’u tregtuar në zonë. Hetimet paraprake thonë se fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 1.5 milionë euro. Si rezultat i operacionit u gjetën 4.7 kilogramë kokainë, u hetuan 30 persona, dhe u kryen 12 arrestime gjithsej.

Prokuroria vendosi për anëtarët e grupit 4 arreste me burg, ndaj katër shtetasve shqiptarë të moshave 20 deri në 36 vjeç, ndërsa 8 persona të tjerë iu nënshtruan masës së sigurimit me detyrim paraqitje.

Fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 2 milionë euro. Gjatë hetimeve u gjetën 1.2 kg kokainë e pastër, teksa mendohet se mund të merreshin mbi 21,000 doza kokaine nga kjo sasi, të cilën për ta fshehur e groposnin nëntokë në kavanoza.

Hetimet e policisë kanë zgjatur rreth 2 vite dhe nisën si pasojë e disa raportimeve të marra për trafikim të vazhdueshëm të lëndëve narkotike pranë zonës së Astit në Itali.

Sipas hetimeve dy vëllezër, 35 dhe 36 vjeç, bashkëshortet e tyre dhe dy kunetër të gjithë më kombësi shqiptare i ishin përkushtuar veprimtarisë së fshehjes dhe furnizimit me kokainë. Këta të fundit furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.

Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal. Njëri prej këtyre vëllezërve mundi të menaxhonte gjithçka edhe nga burgu i Cuneos, ku ishte fillimisht dhe më pas nga shtëpia, ku i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak.

/abcnews.al/