Kavajë/ Plagosi me thikë dhëndrin, shoqërohet 64-vjeçari

schedule19:06 - 3 Korrik, 2024

schedule 19:06 - 3 Korrik, 2024

Një 64-vjeçar është shoqëruar nga policia e Kavajës pasi ka goditur me thikë dhëndrin e tij.

Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive familjare.

46-vjeçari fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij më pas dyshohet se vjehrri ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën. Gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka goditur me thikë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

“Plagosi me mjet prerës dhëndrin e tij, shoqërohet në Polici 64-vjeçari, autor i dyshuar i plagosjes. Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi 46 vjeç, banues në lagjen nr.3, Kavajë, i plagosur me mjet prerës (thikë), jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në spital dhe në vendin ku ka ndodhur ngjarja në banesën e 46 vjeçarit dhe, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, kanë bërë shoqërimin e vjehrrit të 46-vjeçarit, shtetasin , 64 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 64-vjeçari e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi 46-vjeçarit fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!