Orlando Bloom ka vlerësuar performancën e të fejuarës së tij, Katy Perry në inaugurimin e presidentit Joe Biden në Uashtington të mërkurën. Aktori 44-vjeçar tha se ndihej krenar për Perry-n, ndërsa shkroi se “vajza jonë e vogël do të rritet dhe do të shohë nënën e saj që luan rol në histori”.
“Një ditë vajza jonë do të rritet dhe do ta shikojë nënën e saj duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë moment historik që ne shpresojmë se do të shërojë dhe bashkojë. “, shkroi 44-vjeçari duke shtuar: “Një partner krenar këtu me lot gëzimi.”
36-vjeçarja, e cila interpretoi hitin “Firework” në shfaqjen Celebrating America pak orë pas inaugurimit të Biden, ndau disa fotografi të këndshme përkrah partnerit të saj. Nuk ishte vetëm Orlando që u impresionua nga performanca e saj, pasi miqtë e saj të famshëm komentuan duke e uruar. /abcnews.al
View this post on Instagram