Katolikët kremtojnë të “Dielën e Larit”/ E diela para Pashkëve, dita kur Jezusi hyri në Jerusalem

schedule13:22 - 13 Prill, 2025

schedule 13:22 - 13 Prill, 2025

LEZHË- E diela e  Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë  u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.

Të shumtë ishin ata që  morën pjesë në meshën e shenjtë duke sjellë me vete degë ulliri dhe dafina si simbol i paqes, përulësisë dhe fitores së jetës mbi vdekjen.

Liturgjia e të Dielës së Larit shënon hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe hap javën e shenjtë që kulmon me Pashkën.

Gjatë meshës Arqipeshkëvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vittale ftoi  besimtarët të afrohen më shumë me zotin në këto ditë të shenjta përmes lutjes, pendesës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Atmosfera e krijuar  në Katedralen e Shën Nikollit dëshmoi përkushtimin e komunitetit katolik në Lezhë  për të përcjellë traditën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!