Katërfishohet niveli i vetmisë për shkak të pandemisë

schedule09:59 - 28 Korrik, 2021

schedule 09:59 - 28 Korrik, 2021

Pandemia i ka bërë njerëzit më të vetmuar. Sipas një sondazhi në vitin 2016, 12% e  qytetarëve të  BE-së vuanin nga vetmia ndërsa tani kjo përqindje është dyfishuar në 25%.

Distanca sociale ka prekur më shumë të rinjtë kryesisht të moshës 18-25 vjeç. Ata raportuan se janë ndjerë  4-fish më shumë të vetmuar në muajt e parë të pandemisë. Kjo është  shkalla më e lartë e rritjes së vetmisë.

Rreth 15% e personave të moshës mbi 65 vjeç vuanin nga vetmia ndërsa tani kjo shifër është rritur në 22%.

Beqarët

Gjithashtu, masat e distancës sociale ishin më të vështira për beqarët. Ata që jetuan vetëm ndiheshin më të vetmuar, dhe incidenca e vetmisë u rrit me 22%  në krahasim me nivelet përkatëse të vëzhguara në 2016.

Për krahasim, incidenca e vetmisë midis personave që jetojnë me një partner ose me fëmijë u rrit me 9% për të njëjtën periudhë. Kushtet e favorshme ekonomike dhe shëndeti i mirë mbrojnë nga vetmia. Dhe kjo ishte diçka e vërtetuar si para pandemisë ashtu edhe gjatë saj.

Përkatësisht, nuk ka ndryshim në përqindjen e vetmisë tek gratë dhe burrat, si dhe nuk ka ndryshime për banorët e zonave urbane ose rurale. Të jetosh në  qytet ose në një zonë rurale nuk rrit nivelet e  vetmisë, raporton abcnews.al

Një në katër persona ndihen të vetmuar

Para koronavirusit, shkalla e indidencës ishte më e ulët në Europën Veriore, me rreth 6% të personave që thanë se ndiheshin më të vetmuar, ndërsa Europa Perëndimore, Jugore dhe Lindore kishte nivele më të larta të vetmisë.

Por këto shifra kanë ndryshuar që nga shpërthimi i COVID-19, pasi të gjitha zonat kanë raportuar rritje të niveleve  të vetmisë midis 22% dhe 26%. Sipas studimeve dhe sondazheve, vetmia dhe izolimi ndikojnë në shëndetin tonë, si fizik ashtu edhe mendor.

Studimi paraqet dy analiza empirike me karakteristika sociale, demografike dhe gjeografike që paraqesin një rritje të problemit, gjë që tregon nevojën e miratimit të politikave të stigmatizimit, ndërsa thekson se shumica janë nisma të politikave, por jo pjesë e programeve sistematike.

 

Lidhja midis vetmisë dhe shëndetit është analizuar shumë herë. Në përgjithësi, të rriturit që ndihen të vetmuar përballen me rreziqe të konsiderueshme shëndetësore që çojnë në vdekshmëri të parakohshme – kushte ekuivalente me pirjen e duhanit dhe mbipesha – të tilla si zhvillimi i demencës, sëmundjes koronare të zemrës ose goditjes në tru.

Në periudhën para-pandemike, shëndeti i dobët lidhej me vetminë. Por në muajt e parë të pandemisë, vetmia u rrit në 46% për ata që kishin sistem të dobët imunitar dhe 20% për ata me shëndet të mirë.

Të vetëm dhe të sëmurë

Në mënyrë të ngjashme, studimet tregojnë se të rriturit më të vetmuar kanë më shumë gjasa të vuajnë nga shëndeti i dobët mendor, probleme me gjumin dhe stresin. Sidoqoftë, studimet nuk theksojnë lidhjen e mekanizmave themelorë që tregojnë një lidhje midis  përkeqësimit të shëndetit dhe vetmisë.

Kjo sepse njëra ushqen tjetrën dhe nuk është e lehtë të kuptosh se cila situatë shkakton tjetrën. Nga pikëpamja e shëndetit publik, sidoqoftë, është vënë re se kur shëndeti i dobët shoqërohet me vetminë, atëherë në rastet e të moshuarve, ka një rritje të shtrimeve në spital dhe rritje të vizitave të mjekët.

Në mënyrë të ngjashme, për të rinjtë, vetmia çon në uljen e perspektivave të punësimit  dhe problemeve financiare në moshën e mesme, raporton abcnews.al

Pasojat ekonomike

Por në studim nuk i është kushtuar vëmendje e mjaftueshme se çfarë ndikimi ka vetmia te ekonomia dhe gjithashtu se çfarë ndikimi ka vetmia dhe izolimi shoqëror në drejtim të kostove shëndetësore, kostos dhe efektivitetit që synojnë adresimin e problemit dhe koston e vetmisë për punëdhënësit.

Janë kryer shumë pak studime për të kuptuar koston e vetmisë në shpenzimet shëndetësore. Për shembull, diapazoni i shpenzimeve fillon nga 2 miliardë euro në Holandë. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar  janë shpenzuar 63.3 milion paund për 5 mijë persona të vetmuar.

Por besohet se në MB, mund të ketë një shtesë prej 2.5 miliardë paund në vit, nga të cilat 2.1 miliardë  janë përdorur për  sektorin privat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!