Sot mbushen 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që goditi vendin, duke shkaktuar 51 viktima dhe mbi 1 mijë persona të plagosur.
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkaktoi dëme më të mëdha, kryesisht në Durrës dhe Thumanë, ku u shkatërruan plotësisht disa ndërtesa e të tjera u bëne të pasigurta.
Gjatë këtyre viteve ne zonat që u goditën më rëndë nga termeti, eshte punuar fort në sajë të programit të rindërtimit. Shumë banesa janë ngritur të reja e të tjera janë rikonstruktuar. Qeveria shqiptare pati në këtë rast edhe ndihmën e pakursyer të bashkimit europian dhe shume vendeve mike që dhanë fonde në konferencën e donatorëve 3 muaj pas tërmetit.
Kjo ditë është kujtuar prej kryeministrit Edi Rama, me disa pamje të Thumanës, ku nga tërmeti u shkatërruan lagje te tera, mes të cilave u rrëzuan disa pallate.
“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, shkruan kryeministri përbri fotove të Thumanës së rindërtuar./abcnews.al