Katër vjet nga ngjarjet e Kumanovës, protestojnë familjarët: Kërkojmë drejtësi

schedule16:10 - 9 Maj, 2019

schedule 16:10 - 9 Maj, 2019

Sot mbushen katër vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” që zgjati dy ditë, ku mbetën të vrarë tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth 40 persona të tjerë mbetën të plagosur. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Në katërvjetorin e ngjarjeve të Kumanovës, familjarët e të dënuarve , organizuan një protestë ku u kërkua lirimi i të dënuarve dhe drejtësi. Protesta u mbështet edhe nga Shoqata e të burgosurve politik në Maqedoni. Kreu i kësaj shoqate Shpëtim Pollozhani bën thirrje për gjykim të drejtë për personat e përfshirë te ngjarjet e Kumanovës.

Nga kjo përleshje me armë humbën jetën 8 prestarë të policisë dhe 10 nga grupi i armatosur. U plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi. Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe gjykuan 37 persona. Procesi gjyqësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!