Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër vjet më parë grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

schedule15:45 - 22 Qershor, 2025

schedule 15:45 - 22 Qershor, 2025

GJIROKASTËR- Një 45-vjeçar i identifikuar si Armand Mevlani u ekstradua nga Greqia në Shqipëri.

Ky person, në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Në mars të 2021, 45-vjeçari ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!