Katër vite më parë, kur FSHF bënte diçka të saktë me Superioren

schedule17:59 - 2 Shkurt, 2021

schedule 17:59 - 2 Shkurt, 2021

1 shkurt, 2017. Federata Shqiptare e Futbollit, për herë të parë dhe të vetme, mori mundimin të zyrtarizonte të gjithë lëvizjet në klubet e Superiores. Të gjitha transferimet në hyrje, përveç Tiranës që ishte dënuar nga FIFA, u pasqyruan në faqen zyrtare ueb të qeverisë së futbollit në vend.

 

Njoftimi i FSHF ne janar te vitit 2017

 

Atmosfera e europianit i kishte frymëzuar, por ai frymëzim zgjati pak. Shumë shpejt gjërat u kthyen në monotoninë e vet dhe në asnjë dritare merkatoje nuk ka pasur më njoftime mbi lëvizjet e bëra në klubet e Superiores.

Për kategoritë e tjera sigurisht që as nuk mund të pritet të ndodhë. Merkato në vendin tonë është mbyllur një ditë më parë dhe në limite ka pasur lojtarë të ndryshëm të regjistruar dhe të huazuar, por FSHF, sikurse edhe klubet tona (nëse mund të quhen të tilla), mbajnë ende gjithçka sekret.

As rehatllëku i zyrave të reja në atë që quhet nga FSHF “Shtëpia e Futbollit” nuk mjafton që të publikojnë një listë me transferimet e plota. Vetëm një kualifikim tjetër në Europian mund të bëjë punë. Urojmë të ndodhë… /abcnews.al

 

Transferimet ne merkaton e janarit 2017

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!