Katër viktima e 69 të shëruar brenda ditës nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

schedule16:15 - 1 Maj, 2020

schedule 16:15 - 1 Maj, 2020

Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 4 persona në Maqedoninë e Veriut.  Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 81. Ndërsa, brenda ditës, vendi fqinj ka regjistruar 29 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri total i të infektuarve të rritet në  1,494.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon gjithashtu se në 24 orët e fundit në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 69 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Prej tyre 18 janë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 10 nga Velesi dhe 1 nga Gjevgjelia. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur virusin korona shkon në 807.

Numri i personave të shëruar tashmë është më i madh se i rasteve aktive në vend, i cili rezulton të jetë 606. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!