U ndjenë keq pas rrjedhës së gazit në shkollë, 6 vajza dërgohen në spital

schedule11:02 - 20 Janar, 2021

schedule 11:02 - 20 Janar, 2021

Gjashtë vajzat që janë ndjerë keq pas asfiksisë si pasojë e rrjedhjes së gazit në shkollën 9-vjeçare në “Albanian Qatar College”  në Don Bosko kanë mbërritur në ambientet e QSUT-së për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije për ABC se lënda që ka rrjedhur nga sistemi i ngrohjes në këtë shkollë është gaz i lëngshëm propan. Shkolla ku ndodhi incidenti është kolesh vajzash i hapur prej vitit 2010.

Policia bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e uniformave blu të cilët po punojnë për normalizimin e situatës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!