Katër të arrestuar në Vlorë, policia jep detajet

schedule14:22 - 30 Qershor, 2021

schedule 14:22 - 30 Qershor, 2021

Katër persona janë vënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për shkatërrim të pronës me zjarr, mbetur në tentativë.

Nga hetimet dyshohet se 49-vjeçari është  autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, më 14 prill të 2018

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier. Këta të fundit janë kapur në flagrancë nga policia në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit.

Sasinë e karburantit dyshohet se 51-vjeçari e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë. Ndërsa, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë A. G., 22 vjeç pasi u kap duke duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. s.b/abcnews.al/