Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të akuzuar për vepra të ndryshe penale. Po ashtu blutë e kryeqytetit njoftojnë se kanë proceduar penalisht një person si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.
Policia ka sekuestruar doza me kanabis dhe një armë e ftohtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohet 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen doza me kanabis dhe një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin M. K., 58 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin D. Z. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur me iniciale R. L., 17 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Q., 23 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se janë autorë të 4 ngjarjeve, konkretisht: në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vjedhur 2 biçikleta të shtetasit M. B; më datë 10.11.2020, kanë vjedhur një shumë parash në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”; më datë 08.11.2020 kanë vjedhur një biçikletë dhe më datë 28.10.2020 kanë vjedhur në një kioskë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. K., 28 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.