Andre Onana është gati të hedhë hapin e madh në verë. Portieri kamerunas do të largohet nga Ajax në fund të sezonit, ndërsa katër klube e pëlqejnë atë: Barcelona, PSG, Chelsea dhe Tottenham.
Voetbal Nieuws raporton se “gardiani” 23-vjeçar e ka bërë zgjidhjen e tij dhe dëshiron të transferohet në “Stamford Bridge”. Chelsea ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e Kepa Arrizabalaga dhe janë gati t’i besojnë portën Onanës.
Afrikani e di mirë se shanset për të luajtur si titullar te Barcelona dhe Tottenham janë të pakta dhe shpreson të kalojë te “Blutë e Londrës”, aty ku do të ishtew portieri i parë. Onana është pjesë e “Harkëtarëve” prej vitit 2016 dhe deri tani ka fituar tre trofe me klubin e famshëm holandez. /abcnews.al