Katër raste të reja në Kosovë, infektohest stafi i Klinikës Gjinekologjike

schedule14:38 - 17 Prill, 2020

schedule 14:38 - 17 Prill, 2020

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve te fundit në Kosovë.

Mësohet se të infektuarit janë tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli. Ai ka thënë për ‘Radio Evropa e Lirë’ se 3 gjinekologë dhe një mami janë infektuar në vendin e tyre të punës.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa 449 është numri i të infektuarve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!