Arrestohen ish-luftëtarët e UÇK/ Kosovë, pranga katër zyrtarëve me urdhër të Hagës

schedule10:50 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 10:50 - 5 Dhjetor, 2024

Gjykata Speciale e Kosovës me qendër në Hagë ka zhvilluar një sërë arrestimesh në Kosovë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë Hajredin Kuçi është vendosur në pranga me urdhër të kësaj gjykate. Kjo e fundit ka bërë edhe bastisjen e shtëpisë së tij.

Në listën e të arrestuarve janë edhe ish-zevesministri i Financave te Kosoves, Isni Kilaj. Ish komandanti UÇK, i Isni Kilaj i cili ka mabjtu poste te rendesishme ne qeverine, ishte arrestuar nje vit me pare nga Specialja dhe ne muajin maj te ketij viti, ishte liruar me kusht. Arrestimi i tij eshte kryer te enjten ne mengjes dhe eshte konfimuar nga djali i tij, Blend Kilaj.

Gjykata Specialë gjithashtu ka arrestuar ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj dhe  ish-pjesëtarin e UÇK-së, Fadil Faziu.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar kanjoftuar se ne bashkepunim me EULEX, po kryen operacione të vazhdueshme mbi dyshimet për pengim të drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!