Katër persona paguajnë gjysmë milion lira për një darkë te Nusret, vërshojnë komentet

schedule19:33 - 18 Tetor, 2021

schedule 19:33 - 18 Tetor, 2021

Katër mysafirë në një restorant të kuzhinierit turk Nusret Gokçe kanë paguar një faturë prej gati gjysmë milioni lira turke.

Fatura u publikua në rrjetet sociale duke sjellë reagime dhe komente të shumta.

“Darka në Nusret në Londër është më shtrenjtë se të fluturosh me avion drejt Stambollit dhe të darkosh atje”, shprehet një komentues.

Kishte nga ata që i dolën në mbrojtje restorantit. “Nusret Londra është një vend i shtrenjtë dhe luksoz. Dikush që pi verë atje nuk duhet të ankohet për çmimet”, shprehet njëri prej tyre. /Abcnews.al