Katër motoristët ngjisin Malin e Çikës, vendosin në majë dy flamujt

schedule22:51 - 14 Maj, 2021

schedule 22:51 - 14 Maj, 2021

Katër motoristë nga Kosova kanë ngjitur Malin e Çikës në Vlorë. Pasi mbërritën në Qafën e Dhiaporit që qëndron 1,550 metra mbi nivelin e detit, ata vendosën në majë flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.

Mësohet se katër motoristët u takuan mëngjesin e së premtes para nisjes me prefektin e qarkut dhe ngjitja u realizua edhe për promovimin e turizmit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!