Katër mënyra për ta shmangur koronavirusin në ambiente të brendshme

schedule10:37 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 16 Nëntor, 2020

Ventilimi i mirë mund të jetë çelësi për të shmangur koronavirusin ndërsa dimri po afrohet dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda. Për muaj me radhë na është thënë të lajmë duart dhe të mbajmë distancën sociale për të mposhtur koronavirusin.

Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se gjithashtu duhet të mendojmë për ajrin që thithim brenda ndërtesave, shkruan BBC, përcjel abcnews.al

Këto janë 4 mënyrat për ta shmangur virusin në ambiente të brendshme

Nëse ajri është i “rëndë”, largohuni

Kur hyni në një dhomë dhe ajri ndihet si i ndenjur, diçka nuk është në rregull me ventilimin. Në dhomë nuk po futet mjaftueshëm ajër i pastër, dhe kjo rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.
Kërkimet e fundit tregojnë se në hapësira të mbyllura mund të ketë “transmetim ajror” të virusit- grimca të vogla të virusit qëndrojnë në ajër.

Shmangni vendet ku janë të ndezur kondicionerët

Një studim i bërë në një restorant në Kinë, nxori kondicionerin e thjeshtë si shkaktar për përhapjen e virusit.

Një klient ishte “para-simptomatik” – me fjalë të tjera, ai ishte infektuar por nuk e dinte sepse ende nuk kishte zhvilluar simptoma.

Shkencëtarët llogarisin se ai e lëshoi ​​virusin ndërsa merrte frymë dhe fliste, dhe virusi u përhap nëpër ambien nga rrymat e ajrit që krijonte kondicioneri.

Rezultati ishte që nëntë persona të tjerë u infektuan.

Pyesni për “përqindjen e ajrit të pastër”

Në një ndërtesë moderne ku dritaret janë të mbyllura, si mund të merrni mjaft ajër të pastër?

Aty jeni duke u mbështetur në një sistem ventilimi në të cilin ajri i ndenjur nxirret nga dhomat dhe tubohet në një njësi të trajtimit të ajrit, shpesh në çati. Duke pasur parasysh rrezikun e infektimit me koronavirus, këshilla profesionale është që të maksimizoni furnizimin me ajër të freskët nga ky sistem.

Kërkoni nga menaxhuesit e zyrës apo ambientit që të kontrollojnë nëse ka virus në filtra

Një sistem modern i ventilimit do të ketë filtra, por ato nuk janë të paprekura.
Në ShBA, studiuesit që hetojnë Spitalin Universitar të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon zbuluan se gjurmët e koronavirusit ishin bllokuar nga filtrat, por disa kishin kaluar disi.

Prof. Kevin van den Wymelenberg, i cili drejtoi projektin, beson se pastrimi i filtrave mund të zbulojë nëse ka ndonjë të infektuar që punon në një ndërtesë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!