Katër luanë në një kopsht zoologjik rezultojnë pozitivë për Covid-19

schedule16:02 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:02 - 8 Dhjetor, 2020

Katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Lajmin e kanë dhënë autoritetet e veterinarisë të martën, ndërsa ky është rasti i parë që virusi infekton këtë lloj felinësh në vend.

Tre femrat, që mbajnë emrat Zala, Nima, Run Run dhe mashkulli Kiumbe dolën pozitivë për virusin pasi kujdestarët vunë re që ata po shfaqnin simptoma të lehta.

Veç luanëve, të infektuar ishin edhe dy pjesëtarë të stafit. Tashmë, autoritetet po hetojnë sesi u infektuan luanët.

Testet me metodën PCR u bënë në të njëjtën mënyrë që u bëhen edhe njerëzve. Kafshët janë mësuar me prezencën e stafit, por gjithsesi në këto raste, duhen një numër i madh aftësish për t’u marrë tamponin.

Shërbimi Veterinar i Barcelonës kontaktoi kolegët në kopshtin zoologjik Bronx në Nju Jork, ku katër tigra dhe tre luanë rezultuan pozitivë për COVID-19 në prill. Ky është është kopshti zoologjik i radhës ku dihet se ka pasur felinë të infektuar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!