Emri i Max Allegrit është rikthyer sërish në skenë, teksa katër janë skuadrat që e dëshirojnë për pankinat e tyre: Manchester United, PSG, Milan dhe Roma. Dy klubet italiane nuk futen në preferencat e trajneri livornez, i cili dëshiron të marrë drejtimin e një skuadre që lufton për trofe.
“Djajtë e Kuq” anglezë mbeten favoritët kryesorë, teksa ata janë edhe dëshira e madhe e Allegrit. Ole Gunar Solskjaer nuk po bind dhe drejtuesit e United janë në dyshim midis Allegrit dhe Mauricio Pochettinos, me të parin favorit. Pas nuk mbetet as PSG. Thomas Tuchel po bën një punë të mirë, por nuk mjafton.
PSG është fiksuar pas fitimit të Champions League, objektiv që nuk është arritur kurrë. Dështimi i radhës do të sillte shkarkimin e trajnerit gjerman dhe kampionët e Francës do të nisnin ofensivën për Max Allegrin. /abcnews.al