Katër klube “big” pas mbrojtësit Upamecano, Leipzig ua pret shkurt

schedule17:44 - 14 Janar, 2021

schedule 17:44 - 14 Janar, 2021

Dayot Upamecano është një nga mbrojtësit më të fortë në Evropë. 22-vjeçari po shkëlqen prej vitesh me Leipzig, teksa shtatorin e kaluar debutoi me kombëtaren e Francës.

Interesimi nga klubet e mëdha nuk mungon, sidomos nga Premier League. Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë në garë për shërbimet e tij, por ka interesim edhe nga Bayern Munchen.

Gjithsesi, shtatlarti i prapavijës nuk do të largohet nga ekipi i Nagelsmann në merkaton e dimrit. Leipzig e ka bërë të qartë një gjë të tillë, pasi po lufton për objektiva të mëdha.

Shitja e lojtarit do të ndodhë verën e ardhshme dhe klubi gjerman ka një mesazh për klubet e interesuara: kush do Upamecanon duhet të paguajë minimalisht 42 milion euro. /abcnews.al