Shumë po flitet për Milanin e sezonit të ardhshëm, ku drejtimin e ekipit do ta marrë ish-trajneri i RB Leipizg, Ralf Rangnick. Gjermani menjëherë ka përgatitur një listë dëshirash dhe drejtuesit kuqezi pritet që t’ia plotësojnë kërkesat.
Objektivi kryesor është mesfushori i Brescias, Sandro Tonali. Edhe pse mediat e cilësojnë shumë afër Interit, ende nuk ka patur ndonjë zyrtare. Kartoni i italianit vlerësohet diku te 30 milionë euro. Lojtari i dytë në listë është mesfushori i Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai.
Negociatat me klubin austriak priten të fillojnë shumë shpejt, ku rol thelbësor do të ketë dhe Rangnick që e ka zbuluar Szoboszlain. Dy emrat e tjerë janë Patrick Schick i Leipzig dhe Milot Rashica i Werder Bremen. Operacionet për dy sulmuesit mund të shkojnë deri në 40 milionë euro. /abcnews.al