Katër deputetë të LDK në Kosovë infektohen me koronavirus

schedule23:42 - 3 Korrik, 2020

schedule 23:42 - 3 Korrik, 2020

Pas Arben Gashit edhe tre deputetë të LDK-së, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se të infektuar janë edhe Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Deputeti Avdyli përmes një shkrimi në Facebook e ka konfirmuar lajmin se ai është prekur nga virusi.

“Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar 114 raste të reja me koronavirus, ndërkaq, 117 persona janë shëruar.