Katër aksidente në dy ditët e para të vitit, një viktimë dhe disa të plagosur

schedule18:17 - 2 Janar, 2025

schedule 18:17 - 2 Janar, 2025

4 aksidente në dy ditët e para të vitit janë regjistruar në Korçë, Fier e Këlcyrë. Një 24 vjeçare, shtetase greke ndërroi jetë tragjikisht në Korçë pasi automjeti me të cilin udhëtonte së bashku me të fejuarin u përplas me një mjet tip Benz.

Hetimet kanë zbuluar se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. 24-vjeçarja ishte pasagjere në mjetin Pezho, drejtuesi i së cilës u transportua në spital për ndihmë të specializuar, duke kaluar edhe rrezikun për jetën.

Ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit tip “Benz”, është shoqëruar nga blutë e Korçës në komisariat. Drejtuesi i mjetit tip Pezho ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur, ndërsa është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Benz. Por burime te policisë thonë se drejtuesi i mjetit do te merret sërish në pyetje, pasi vijon të jetë në gjendje shoku.

Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se ishin të fejuar me njëri-tjetrin dhe kanë ardhur në Shqipëri rreth datës 27 dhjetor për të kaluar festat e fundvitit, e cila rezultoi fatale për to.

Një tjetër aksident ndodhi po në Korçë, në aksin nacional Korçë Pogradec. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ku po udhëtonin një djalë me nënën e tij. Këta dy të fundit janë shtruar në spitalin e Korçës pasi kanë marrë dëmtime në trup.

Në aksin rrugor Fier Levan u regjistrua një aksident i trefishtë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një autobot ka prerë rrugën dhe si pasojë edhe dy mjete janë përplasur me të, duke shkaktuar 3 të plagosur.

Të dëmtuarit  janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, në Këlcyrë një 32 vjeçar ka aksidentuar një të moshuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!