Kategoria superiore, spikat dueli mes Teutës dhe Flamurtarit

schedule08:57 - 26 Janar, 2019

schedule 08:57 - 26 Janar, 2019

Këtë fundjavë do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së 19 të kategorisë superiore. Spikat dueli mes Teutës dhe Flamurtarit.

Pas kryendeshjes Skënderbeu-Partizani, kategoria superiore do të luajeë në sfidat e tjera në kuadër të javës së 19. Të shtunën do zbresë në fushën e lojës skuadra e Kukësit. Verilindorët do të luajnë ndaj një kundërshtari tepër të vështirë siç është Laçi. Kukësi vjen në këtë takim pas humbjes në kupë ndaj Apolonisë dhe kurrsesi nuk lejohet tjetër hap fals. Aq më tepër që ndeshja ndaj Laçit është e vlefshme për kampionatin shqiptar ku verilindoret janë ndër favoritët për të fituar.

Të dielën spikat ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit. Një përballje mjaft interesante që vendos përballë dy skuadra me objektiva të ndryshme. Durrsakët aktualsiht janë në garë për titullin kampion ndërkohë që Flamurtari pozicionohet në mesin e tabelës së klasifikimit. Kuqezinjtë u mundën nga Tirana në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë dhe atmosfera tek vlonjatët nuk është shumë pozitive Gjithsesi Teuta është nën presion për të fituar peër shkak të objektivit që ka ndërkohë që Flamurtari do të luajë pa asnjë presion, por natyrisht që synimi kryesor është shmangia e humbjes.

Tirana-Kamza do të zbresin në tapetin e “Selman Stërmasit” të dielën duke filluar nga ora 17:00. Bardheblutë dhanë sinjale të     qarta në fitoren ndaj Flamurtarit në Kupë. Sidoqoftë përballë kanë Kamzën, një skuadër e etur për pikë pasi mban vendit e parafundit në tabelën e klasifikimit. Në dy ndeshjet e zhvilluara në sezonin aktual, Tirana numëron një barazim dhe një humbje ndaj Kamzës. Një fitore në fundjave do t’i jepte frymëmarrje skuadrës së teknikut Ardian Mema pasi do të largohej akoma më tej zonës së ftohtë. Në ndeshjen tjetër, Luftëtari pret në Gjirokastër Kastriotin e vendit të fundit. Një sfidë ku mund të ndodhë gjithçka pasi të dyja skuadrat janë të etura për pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!