Kategoria Superiore/ Në “Loro Boriçi” luhet për “Final 4”, Teuta kërkon ta mbyllë vitin me “nder” përballë Dinamos

schedule09:56 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 22 Dhjetor, 2023

Pasditen e kësaj të premteje, kampionati shqiptar i futbollit, Kategoria Superiore do të nisë javën e 18-të, javë e cila pritet të tregojë akoma edhe më shumë për klubet, që do të marrin arratinë, drejt fazës “Final four”, që do të nxjerrë edhe kampionin e këtij edicioni, si edhe për skuadrat që me shumë mundësi do t’i japin “lamtumirën”, qoftë edhe për 1 sezon elitës.

Kështu, në orën 17:00, në “Loro Boriçi”, të Shkodrës, “Kuqeblutë” e Vllaznisë do të presin Skënderbeun, në një përballje që pritet të jetë jo pak e luftuar nga të dyja skuadrat, ku si “shkodranët” e Qatip Osmanit ashtu edhe “korçarët” e Gozdenovic do të kërkojnë fitoren, për të “hipotekuar” dalëngadalë, një vend mes katër “më të mirave” të Superiores.

Në krahun tjetër, po në orën 17:00, në “Niko Dovana, të Durrësit, vendasit e Teutës do të përballen me “Nëndetëset Blu” të Dinamo City, me të dyja skuadrat, që deri në këtë pikë të sezonit kanë “flirtuar” në çdo moment me “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria. Mungesa në të dyja skuadrat, si në radhët e teknikut të Teutës, Edi Martini, por edhe te ai i Dinamos, Dritan Mehmeti e tashmë na mbetet për të parë se çfarë ka “rezervuar” fusha e blertë.

Ndërkaq, përsa i përket sfidave të të gjithë javës së 18-të të Kategorisë Superiore, javë, e cila do të jetë edhe e fundit, për këtë vit kalendarik, përballja Laçi-Kukësi, e quajtuar ndryshe edhe “Derbi i Veriut” do të zhvillohet mesditën e së shtunës, ndërsa të dielën do të zhvillohet supersfida, Egnatia-Tirana, si dhe Partizani-Erzeni. /i.m /abcnews.al

Kalendari i plotë i javës së 18-të të Superiores: 

Data 22/12/2023
Ora 17:00 Teuta-Dinamo City
Ora 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Data 23/12/2023
Ora 13:30 Laçi-Kukësi

Data 24/12/2023
Ora 13:30 Egnatia-Tirana
Ora 17:00 Partizani-Erzeni

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!