Kategoria e Parë: Tomori e Besa i sulen Egnatias, Dinamo triumfon në transfertë

schedule15:43 - 27 Shkurt, 2021

schedule 15:43 - 27 Shkurt, 2021

Tomori dhe Besa kanë triumfuar ditën e sotme dhe i janë afruar me pesë pikë diferencë Egnatias kryesuese, që sot barazoi pa gola me Pogradecin në Peqin. Besa ndërkohë mposhti me rezultatin 2-0 Flamurtarin, kurse beratasit likuiduan me të njëjtat shifra Lushnjën.

Për kavajasit golat i shënuan Peqini dhe Muça, kurse për beratasit Ruço dhe Qato. Në grupin A Dinamo i është gëzuar tre pikëve shumë të rëndësishme, në transfertë kundër Orikut. Kamerunasi Djidjiwa ishte heroi i bluve të kryeqytetit.

Dy takimet e tjera u mbyllën në barazim. Vora mori një pikë në shtëpi me Korabin, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0. Erzeni “flirtoi” me fitoren, pasi Xhebrahimi dhe Hyska i dhanë dy herë epërsinë shijakasve.

Veleçiku në limite barazoi dy herë. Fillimisht në pjesën e parë me Kaçajn, kurse në fund realizoi Banushi dhe shmangu humbjen e skuadrës nga Kopliku. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 12
E shtunë, më 27 shkurt, ora 13:30

GRUPI A
Vora-Korabi 0-0
Veleçiku-Erzeni 2-2
Shënues: Kaçaj 45’, Banushi 90’ / Xhebrahimi 38’, Hyska 55’
Oriku-Dinamo 0-1
Shënues: Djidjiwa 77’

GRUPI B
Tomori-Lushnja 2-0
Shënues:
Ruço 65’, Qato 82’
Egnatia-Pogradeci 0-0
Besa-Flamurtari 2-0
Shënues:
Peqini 57’, Muça 88’